Qeveria e Kosovës ka themeluar sot Këshillin Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky këshill do të kryesohet nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa bashkëkryesues do të jetë Ministri për Punë Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.

Anëtar i Këshillit është emëruar edhe Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Qeveria ka ftuar që të dërgojnë nga një përfaqësues edhe nga: Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit, si dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Më poshtë gjeni gjithë përbërjen e Komisionit:

-Z. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, kryesues;

– Z. Andin Hoti, Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, bashkëkryesues;

– Z. Sami Lushtaku, Kryetar i Komunës së Skenderajt, anëtar;

-Znj. Saranda Bugujevci, Ministre e Kulturës dhe Turizmit, anëtare;

– Z. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;

-Z. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;

– Z. Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe

-Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar.

sqShqip