Alarmi për bombë ka qenë i rremë këtë mëngjes në shkollën e mesme të Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, njofton Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve fillestare, menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ndërmarrë procedurat standarde të sigurisë, dhe nxënësit dhe stafi janë evakuuar përkohësisht nga ndërtesa e shkollës.

Policia, siç raporton SPB Tetovë, ka mbërritur menjëherë në shkollë, dhe pas kryerjes së kontrolleve, ka përcaktuar se bëhet fjalë për njoftim të rremë për kërcënim me bombë.

Kërcënime me bomba nëpër shkollat e RMV-së ka pasur vazhdimisht nga viti 2022 e këndej, por që rezultonin të rrejshme.

Kërcënimet me bomba kanë qenë gjithashtu të përhapura edhe në rajon.

sqShqip