Një polic është akuzuar për vepër penale pasi u kap duke drejtuar një makinë pa leje, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Polici në fjalë është G.K., një punonjës i Departamentit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara.

Incidenti ndodhi më 6 shkurt 2026, në rrugën Dame Gruev në Shkup, ku i akuzuari po drejtonte një automjet Seat Altea pa leje drejtimi. Sipas gjetjeve të Departamentit për Kontroll të Brendshëm, ai nuk i është përmbajtur rregullave të trafikut dhe ka vozitur në mënyrë të pakujdesshme, gjë që e ka vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij të sigurt në trafik.

Për shkak të rastit, është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup për “vozitje të pakujdesshme”, transmeton portali lideri.mk. Paralelisht, është iniciuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore.

Si masë urgjente, arma e shërbimit dhe municioni i oficerit të policisë janë konfiskuar, dhe ai është referuar gjithashtu për një ekzaminim të detyrueshëm psikiatrik dhe psikologjik.

sqShqip