Maqedoni

Zaev: Masat janë porosi për qytetarët që të vaksinohen

Kryeministri Zoran Zaev tha se nëpëmjet vendosjes së masave të reja u dërgohet porosi tek qytetarët që të vaksionohen, gjegjësisht që t’i nxisin ata të vaksinohen sepse siç tha më tej, vaksina është “ilaçi” i vetëm që egziston kundër pandemisë.

Zoran Zaev, kryeministër

“Lamë hapësirë 8 ditë që qytetarët të mund të organizohen, edhe diaspora që tani organizon dasma por edhe qytetarët tanë që jetojnë këtu. Pra ka kufizime në ambient të mbyllur dhe të hapur. Pres që të veprohet nga të gjitha shërbimet nëpër kafeteri, klube nate, bare. Pra, nuk ka festime në ambiente të mbyllur pas 15 gushtit. Në të gjitha ambientet e mbyllura që do të funksionojnë do të mund të hyjnë vetëm qytetarë që kanë vërtetim për të paktën një dozë vaksine”.

/SHENJA/