Halil Kastrati: Natë e Madhe e Ramazanit – 50 Shtëpi të Reja ☺️

Sonte, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, u vendos gurthemeli i 50 shtëpive të reja në Prizren.

50 familje, 50 histori dhimbjeje që do të kthehen ne buzëqeshje.

Sot filloi jetëzimi i memorandumit me Komunën e Prizrenit për ndërtimin e këtyre shtëpive.

A ka sevap më të madh se sa të hysh në Ramazan me një sadaka rrjedhëse, me buzëqeshjen e 50 familjeve nevojtare?

A ka gëzim më të madh se sa të shohësh një nënë që falënderon Zotin për çelësin e shtëpisë së saj?

Ky është Ramazani ynë.
Ky është misioni ynë.

O Zot, pranoje këtë vepër si ibadet.

O Zot, shpërbleji bamirësit tanë që nuk kursehen kurrë kur bëhet fjalë për nevojtarët. 🤲

Urime muajin e shenjtë të Ramazanit

Zoti, kurrë mos ju humbtë

sqShqip