Kompleksi Arabati Baba Teqe zyrtarisht është bërë pronë e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut.
Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahi tha se kjo pronë historikisht ka qenë pronë e BFI-së dhe se kjo është dëshmuar edhe me fletë pronësinë e re nga Kadastra. Fetahi paralajmëroi investime të reja në Teqenë “Arabati Baba” pas përfundimit të këtij problemi me çështjen pronësore.
“Kompleksi Arabati përfundimisht pronë e myftinisë, përfundimisht pronë që do menaxhoj myftinia e Tetovës, apo myftiu Slever Xhemaili bashkë me bashkëpunëtorët e tij. Unë mendoj se ka qenë një problem mbi 20 e ca vite, derisa kjo pronë u humb u bë pronë e Teteksit dhe ne nuk u dorëzuam si Bashkësi Fetar Islame bashkë me myftiun duke qenë të pakompromis, se kjo vakuf ka qenë pronë Bashkësisë Fetare Islame dhe se ne bëmë çmos që kjo pronë të kthehet dhe përfundimisht të jetë vakuf i Bashkërisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Reis.ul. Shaqir Fetahu.

