Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetin e tij social në Facebook, ku nëpërmjet një videoje i ka uruar Pavarësinë e Kosovës Hashim Thaçit, i cili ndodhet në Dhomat e Specializuara në Hagë. Në postimin e tij, Kryeministri shprehet se telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sipas tij, sot Komandanti dukej i qetë.

