Maqedoni

Në Nagoriç të Kumanovës po kërkohet ende për gjetjen e trupit të 59-vjeçares që humbi jetën nga flakët

Zjarri që përfshiu shtëpinë e familjes Dimkovski në fshatin Çellopek të Nagoriçit të Vjetër mori jetën e zonjës së shtëpisë. Por, edhe pas 24 orëve prej kur se u bënë shkrumb e hi tri shtëpi të këtij fshati, ende nuk u gjetën gjurmë të 59 vjeçares. Ekipet e emergjencave civile kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme aksionin e kërkim-shpëtimit, por edhe pas rrënimit të shtëpisë dhe dy objekteve ndihmëse nuk kanë arritur të gjejnë trupin e pa jetë.

“Si rrjedhojë Edhe SPB Kumanovë nuk ka bërë një konstatim legjitim se ajo ka ndërrur jetë, por aktualisht është në statusin e të zhdukurës. Edhe banorët e zonës ndihmojnë ekipet e zjarrfikësve dhe ndërmarrjes Pyjet e Maqedonisë për të shuar zjarret për rreth por që janë jashtë rrezikur për ndonjë vatër të re.”

Nga Brigada e Zjarrfikësve njoftojnë se pasdite u ndezën vatra të reja të zjarrit në fshatrat Zebërnjak dhe Draguljan zona të afërta rreth Observatoriumit Kokino në veri lindje të Maqedonisë. Në terren gjatë ditës ishin pjesëtarët e ARM-së, policisë dhe Drejtorisë së Mbrojtjes e Shpëtimit. Kryetarja Komunës së Nagoriçit të Vjetër tha se situata në këtë zonë është alarmante.

Gjatë ditës së djeshme kur më shumë vatra të zjarrit ishin aktive në këtë territor, ndërhyrja për ti shuar flakët ishte edhe nga ajri përmes helikopterëve serb. Autoritetet njoftojnë se të lokalizuara janë vatrat në Zhelubino, Jaçince, Murgash, Belljakovce, Lipac dhe Drenak.