Kryetari i Komunes se Haraçinës Daut Beqiri i ka ndarë Mirënjohje, Letjanit, djalit të komandant Telit, gjatë vizitës së këtij të fundit në rajonet e Karadakut të Shkupit të Kumanovës, që në vitin 2001 ishin përfshirë në luften e lavdishme te UÇK-së.
Ja postimin ne fejsbuk i kryetarit te Haraçinës:
“Sot pata nderin të pres në komunë një mysafir të veçant, djalin e Komandant Telit.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për trashëgiminë e komandantit dhe kontributin e tij për Haraçinën dhe për gjithë kombin, i dhurova një Mirënjohje.
Ky ishte një moment i veçantë, si kujtim i përjetshëm për trimërinë dhe sakrificën e Komandant Telit, dhe një rikujtim i rëndësisë së të kujtuarit dhe nderimit të figurave që dhanë gjithçka për të mirën e përbashkët.
Haraçina do t’i kujtojë gjithmonë djemtë e saj më të mirë. Lavdi të përjetshme heronjve të kombit!”

