Policia turke dje sërish ka zbuluar një kanal kontrabande të detergjentëve të falsifikuar, ndërsa destinacioni përfundimtar duhej të ishte Tetova e Maqedonisë.
Në një depo të improvizuar në një lagje të Stambollit, policia turke ka kapur rreth 3000 kg detergjent të rremë “Ariel”, të paketuar në 300 thatë me nga 10 kg secili.
Dërgesa ishte e njëjta sikurse në dhjetor, kur Dogana e Maqedonisë kishte kapur detegjentin e rremë, të destinuar për në Tetovë. Vjet, duke dashur të futet në Maqedoni, një kamion me detergjentë “Ariel” të falsifikuar u kap nga doganierët ndërsa kompania që bënte transportin kishte deklaruar se është për tregun në Tetovë!

