Koordinatori nacional për Komunikim dhe Media në Qeverinë e RMV-së, Latif Arifi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me themelimin e Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, duke e cilësuar këtë hap si një pikë kthese në luftën kundër korrupsionit, përcjell tetova1

Sipas Arifit, struktura të tëra janë mësuar të veprojnë pa dhënë llogari, ndërsa mekanizmi i ri synon goditjen e drejtpërdrejtë të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Arifi ka theksuar edhe rolin e zv.kryeministrit Arben Fetai, i cili për herë të parë si shqiptar drejton këtë trup, duke e cilësuar si ndarje mes kompromisit dhe integritetit.

Postimi i plotë i Arifit:

“Në një sistem ku korrupsioni është mbrojtur me heshtje dhe pushteti është përdorur si mburojë për të paprekshmit, sot po tentohet një çarje e rrezikshme për ata që janë mësuar të mos japin llogari.
Mbledhja konstituive e Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë nuk është ceremonial, por paralajmërim se goditja po shkon te pasuria dhe rrënjët e korrupsionit.
Arben Fetai, shqiptari i parë në krye, po vendos një vijë ndarëse mes kompromisit dhe integritetit, mes fasadës dhe transparencës.
IA VLEN.”, ka përfunduar Arifi./tetova1.mk

sqShqip