Në moshën 49-vjeçare, ka ndërruar jetë në Stamboll të Turqisë, ku jetonte me familjen, gazetarja pejane Mirlinda Imami, e njohur për emisionin e saj argëtuese e motivuese “Qejfi më i madh se Stambolli”.
Imami shquhej për ndërmarrësi dhe dashuri për njerëzit, virtyte që e bënin të veçantë në rrethin e saj shoqëror të gjërë.
Prej disa muajsh, Mirlinda ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë, dhe nga muaji korrik po trajtohej në disa nga qendrat më të njohura spitalore në Turqi, shteti ku kishte ndërtuar jetën dhe familjen e saj.
Më 14 gusht, ajo e kishte konfirmuar publikisht diagnozën përmes një postimi në rrjetet sociale, me shumë optimizëm dhe pak fjalë, duke treguar se po vazhdonte trajtimet mjekësore.
Pas vetes, Mirlinda Imami ka lënë bashkëshortin turk dhe dy fëmijët një vajzë dhe një djalë.
Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka bërë të ditur familja e ngushtë në Pejë.