Ejup Berisha

Nuk ma ka marrë mendja se do të ndodh kjo gjë por ja që ndodhi. Une me udhëheqësit e BDI-së jemi bërë kolegë. Edhe unë edhe ata gjatë kohë kërkojmë takime me përfaqsues të pushtetit. udhëheqësit e BDI-së po kërkojnë takim me Kryeministrin e Qeverisë për tu marrë vesh që të kthehet në pushtet e une kërkoj takime me përfaqsues të pushtetit që të eliminohet një diskriminim i padrejtë ndaj meje në sferën e punësimit.

Shkaktar i këtij diskriminimi ndaj meje ishte mu Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI, tani “kolegë” të im të pritjes. Dhe ky diskriminim i imi po zgjatë ja 14 vite. Të shohim se cili do të siguron takimin më shpejtë Une apo udhëheqësit e BDI-së. Për ta rregulluar diskriminim tim, unë duhet që të pranohem në takim para udhëheqësve të BDI-së.

Demokracia duhet të mbaj më tepër llogari për qytetarin e rëndomtë, e jo për funksionarin politik. Prandaj une me padurim e pres takimin e shpejtë dhe shumë të rëndesishëm.

sqShqip