Arbër Zhubi ka komentuar djegien e Kuranit në zonën e Çabratit në Gjakovë.

Në emisionin “Kosova Today”, Zhubi u shpreh i bindur se ky akt është bërë në mënyrë tendencioze që të merrte vëmendjen e opinionit publik, transmeton Klankosova.tv.

“Për mendimin tim personal është bërë me tendencë të qartë, për shkak se është djegur dhe hedhur Kurani në një pjesë e cila është shumë pak e frekuentueshme, e më pas është bërë një fotografi dhe është publikuar, dhe për shkak të temës së ndjeshme menjëherë do të ngjallte interes në opinionin publik”, tha ai në Klan Kosova.

Ndërkohë, redaksia ka kontaktuar edhe me policinë lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ku dhe është konfirmuar nisja e hetimeve rreth rastit.

Mirëpo ende nuk ka ndonjë person të identifikuar apo të dyshuar që lidhet me këtë rast.

sqShqip