Dje dhe sot ndodhën tre aksidente të rënda trafiku në rrugët e Shkupit dhe ato rajonale, ku një person vdiq dhe dy u lënduan rëndë.
Aksidenti më i rëndë, transmeton Lideri.mk, ndodhi sot në mëngjes rreth orës 04:10 në kryqëzimin e bulevardit Aleksandar Makedonski, rrugës 16 Brigada Makedonska dhe rrugës Brigada Ndërkombëtare në Shkup. Automjeti i pasagjerëve “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 45-vjeçari B.S., doli nga rruga. Shoferi me lëndime të rënda u transportua me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski”, ku mjekët e shpallën të vdekur./Lideri.mk

