Zëvendëskryeministri Arben Fetai, vlerëson që lajmi se janë i janë gjetur 350 mijë euro të korrupsionit gjyqtarit Gjoko Ristov, e rrënon edhe atë grimcë të fundit besimi që ka mbetur në sistemin e drejtësisë.

‘Unë besoj se ky nuk është rast i izoluar, por maja e ajsbergut e një sistemi që për vite me radhë ka mbrojtur të fortët dhe ka shtypur qytetarët e zakonshëm’, thekson Fetai.

Ajo që e bën situatën edhe më alarmante, sipas tij, është fakti se ky nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

‘Gjoko Ristov, së bashku me gjyqtarin non grata Enver Bexheti, kanë qenë pjesë e vendimeve që i hapën rrugën e lirisë Sasho Mijallkovit, i cili sot shëtit i lirë me Ferrari në Monaco. Edhe këto vendime duhet të hetohen deri në fund, për të sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe kush ka qenë i përfshirë.

Pyetja që shtrohet me të drejtë është: sa gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë fshihen pas togës së drejtësisë, duke e përdorur ligjin si mbulesë për korrupsion?

Puna që na pret është e madhe, por një gjë është e panegociueshme: institucionet duhet të veprojnë pa vonesë, me hetime të plota, përgjegjësi konkrete dhe pastrim të një sistemi të kalbur deri në palcë’, shton Fetai.

sqShqip