Shkupjanët së shpejti do të vozsin në Bulevar të ri- në “Momin Potok” po punohet me intensitet të plotë, shkroi në Facebook kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

Një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në qytet po zbatohet me ritëm të përshpejtuar, së bashku me ndërtimin e Bulevardit Nikola Karev, njoftoi Gjorgjievski.

“Aktualisht, instalimi i kanalizimit të ujërave të zeza, i vendosur në gjelbërimin qendror të Bulevardit Nikola Karev, në segmentin nga lumi Serava deri në kryqëzimin me Bulevardin “Sllovenija”, është në një fazë të avancuar.” Ky segment është thelbësor për një infrastrukturë trafiku të sigurt, moderne dhe afatgjatë të qëndrueshme.”

Paralelisht, shkruan Gjorgjievski, po punohet edhe në krahun e majtë të urës mbi lumin Serava, përmes së cilës trafiku do të rrjedhë nga kryqëzimi me Bulevardin Sllovenija direkt në kryqëzimin Momin Potok, duke krijuar një lidhje më të shpejtë dhe më efikase midis arterieve të rëndësishme të qytetit.

“Siç premtova, Shkupi po shkruan një faqe të re në historinë e tij. Me vepra, jo me fjalë. Banorët e Shkupit e meritojnë”, tha kryetari i Shkupit.

sqShqip