Ejup Berisha

Shkuarja në zgjedhje të parakoheshme është një veprim i panevojshëm dhe luks i stërtepruar në kushte të krizës së përgjithshme vendore, rajonale dhe botërore. Pra shkuarja në zgjedhje në këto rrethana është jo vetëmse aventurierizëm por edhe diletantizëm i stërtepruar politik. Te ne në vendin tonë Zgjedhjet lokale u mbajtën e përfunduan dhe qytetarët e vendit i treguan preferencat e tyre politike dhe me votat e tyre e vërtetuan vullnetin e tyre politik. Kështu qytetarë shqipfarë thanë se në politikë duan që ti përfaqson koalicioni politik VLEN e qytetarët maqedonas se duan që ti përfaqson VMRO-DPMNE-ja. Atëher Pse duhet të ketë sërish zgjedhje të reja. Kuj i duhen ato, cilat janë arsyet për një kërkesë të tillë pra kujt shërbejnë ato?. Ska as arsye e as justifikim serioz në kërkesat dhe tendencat për shkuarje në zgjedhje të reja përveç vërtetimit të faktit se disa elita politike këtu kanë prirje adventureske dhe diletanteske. A mendojnë këto
elitat e këtushme politike për nevojat, hallet dhe vështërsitë e shumta të qytetarëve? Si duket Jo askush nuk e ka hallin dhe dertin e qytetarëve e për vështërsitë as të mos flasim. Kush duhet ti zgjidh këto duhet ti zgjidhin elitat politike. E këto nuk do të mund ta bëjnë këtë gjë në kushte kur çdo gjashtë muaj organizohen dhe mbahen zgjedhje këtu në vendin tonë. Në fund të fundit a i pyet ndojkush këtu te ne qytetarët se a duan apo nuk duan që të ketë sërish zgjedhje të reja.Jo askush nuk është duke i pyetur qytetarët. E politikanët tanë gojën e kanë plot Demokraci. Në sistemet e mirfillta demokratike qytetarët pyeten edhe për çështje më të imta e lere më për çështje madhore siç është mbajtja e zgjedhjeve. Pyetni qytetarët a duan zgjedhje une besoj dhe jamë i bindur se shumica e tyre do të përgjigjen me Jo. Zgjdhjet janë pasiguri, humbje kohe dhe harxhim disa milionësh i buxhetit të shtetit apo të parave të qytetarëve. E këta kërkojnë stabilitet politik dhe angazhim për zhvillimin dhe për përparimin e vendit e jo aventura siç është edhe kërkesa për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme këtu te ne. Atëher politikan të nderuar urdhëroni e angazhohuni dhe punoni e zgjidhni problemet, realizoni kërkesat dhe lehtësoni vështërsitë e shumta të qytetarëve e mos bëni shaka me ta.

sqShqip