Kosovë

Kryetari i një komune në Kosovë që çdo ditë e fillon punën nga ora 6:00 e mëngjesit pas faljes së sabahut! (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, ka qenë i ftuar në një intervistë për emisionin EXPOSE.

Ai ka treguar se nga ora 6:00 e mëngjesit hap dyert e Komunës së Hanit të Eleziut nga kur edhe nis takimet me qytetar.

“Zakonisht puna ime fillon me faljen e namazit të sabahit, kuptohet që gjatë dimri është pas orës 6:00 kurse gjatë verës është para orës 6:00 e zakonisht e nisi punën pasi të fali namazin”, tha ai.

Suma, ka thënë se ngjashëm veprojnë edhe një pjesë e punonjësve të komunës. Suma, gjatë kësaj interviste ka folur për pasurinë e tij, derisa ka dhënë shpjegime pse ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion vetëm 49.20 cent para të gatshme në institucionet financiare.Ai thotë se ndihet i lumtur me atë pasuri që e ka dhe nuk ndjehet i inatosur se kryetarët e komunave tjera mund të jenë me të pasur se ai.