KQZ tashmë ka përfunduar 100 për qind të numërimit të votave, të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka 57 ulëse, transmeton lajmi.net.
PDK është e dyta me 22 ulëse, LDK e treta me 15 ulëse dhe AAK e katërta me 6 ulëse.
Nisma nuk ka arritur të kaloj pragun prej 5 për qind.
Lideri i VV-së, Albin Kurti mori 404 mijë e 23 vota, duke hyrë në histori si politikani më i votuar në historinë zgjedhore të Kosovës.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza mori 161 mijë e 931 vota.
Njëshi i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk arriti të prek 100 mijë vota. Ai siguroi 88 mijë e 445 vota.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pati 43 mijë e 997 vota.
Ndërsa, Fatmir Limaj i Nismës mori 12 mijë e 546 vota dhe nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re./lajmi.net/

