Rajon - Botë

Rritet në 135 numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Gjermani është rritur në 135, ndërsa 618 persona janë të plagosur. Ndërkaq nuk dihet akoma për fatin e qindra të tjerëve të cilët raportohen si të zhdukur.

Kjo përmbytje njihet si përmbytja e shekullit dhe dy vendet më të prekura janë Nordrhein-Westfalen dhe Rheinland-Pfalz, shkruan Klankosova.tv.

Sipas medias gjermane Tageschau ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën në përpjekje për të shpëtuar e evakuuar sa më shumë njerëz, por puna po u vështirësohet në mungesë të energjisë elektrike e prishjes së digave.

Situata e motit mbetet e tensionuar në zonat e Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia dhe dëmet e stuhisë dhe breshërit mbeten akoma të paqarta.

Edhe pas më shumë se dy ditë nga aksidenti, qindra njerëz janë ende të zhdukur.