Kuvendi ka miratuar sot ligjin për ndërtimin e Korridorit 8
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar Ligjin për ndërtimin e Korridorit 8.
Tenderin për projektimin dhe ndërtimin e Korridorit 8 e ka fituar kompania amerikane Bechtel & Enka.
Korridori 8 do të lidhet në Tetovë – Gostivar – Kërçovë – Trebeshinë – Strugë – Qafë Thanë.
Qeveria e vendit ka premtuar disa herë që Korridori 8 do të përfundojë brenda këtij mandati gjegjësisht deri në vitin 2025.
Ndërsa deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së kërkoi tërheqjen e këtij ligji.
Ai tha se duhet të përmirësohen shumë gjëra në ligj dhe se me përmbajtje të këtillë do të ketë probleme gjatë realizimit të projektit.
“Ky ligj kushton me qindra miliona euro. Me këtë ligj do të ketë shumë probleme, ndërsa nëse është marrëveshje strategjike, pse nuk ka marrëveshje ndërkombëtare mes dy vendeve, edhe pse ka memorandum për bashkëpunim”, tha Misajllovski.