Presidenti amerikan Biden i cilëson si “thirrje për liri” protestat në Kubë
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka cilësuar protestat në Kubë si të “vlerësueshme” dhe “thirrje me zë të lartë për liri”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Biden dha mbështetje për kubanezët që kanë zbritur nëpër rrugë për të protestuar kundër çmimeve të larta dhe mungesën ushqimore në pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Kubë.
Duke i vlerësuar protestat si veprimet më të mëdha në historinë e afërt të Kubës kundër qeverisë, Biden vuri në dukje se ato janë tregues i dëshirës së popullit të vendit për të shpëtuar nga regjimi autoritar. “Prej një kohe të gjatë nuk mendoj se kemi shikuar një gjë të tillë si kjo protestë”, tha Biden.
Ai theksoi se është me popullin e Kubës i cili “lufton me pandemisë dhe i cili prej dhjetëra vitesh përballet me probleme ekonomike dhe presion nga regjimi autoritar”. Biden tha se “Populli i Kubës po mbron me guxim të drejtat e tij themelore dhe universale”.
Mijëra persona gjatë fundjavës në Kubë u mblodhën dhe protestuan ndaj kushteve të përkeqësuara ekonomike në vend dhe kërkuan nga qeveria liri.
Protestuesit hodhën slogane si “Poshtë diktatura” dhe “Duam Liri” ndërsa në median sociale u postuan pamje të grabitjeve të ndodhura në disa rajone.
Presidenti kubanez Miguel Diaz-Canel i bërë thirrje popullit nga televizioni dhe radioja kombëtare e Kubës. “Nuk do ta dorëzojmë sovranitetin e atdheut tonë, u bëjmë thirrje të gjithë revolucionarëve të dalin në rrugë për të mbrojtur në çdo vend revolucionin”, tha ai.