Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza pas procesit zgjedhor të mbajtur dje dhe rezultateve preliminare, sot ka mbajtur konferencë për media ku tha se do të kenë takime me strukturat e partisë.

Ai u shpreh se vendimet do të merren me kohë, të analizuara e peshuara mirë dhe u shpreh se nuk do të vonohet në vendimmarrje.

“Këto ditë do të kemi takime me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, vendimet i marrë në kohë, të analizuara, të peshuara mirë dhe sigurisht nuk vonohna në vendimmarrje”

“Vendi të ketë institucione, të mos kemi vakuum institucional, vazhdon puna, mjaftueshëm kemi pasë bllokada dhe mungesa dhe secili ta kryejë punën e vet”, tha ai.

Hamza u shpeh se gjithçka që është në interes dhe në dobi të Kosovës, siç tha “Partia Demokratike e jep kontributin e vet”.

sqShqip