Autoritetet turke kanë ndaluar 115 të dyshuar të Shtetit Islamik, pasi dyshohet se do të kryenin sulme gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Lajmi u konfirmua nga zyra e kryeprokurorit të Stambollit.

Bastisjet masive janë kryer në 124 vende të ndryshme të Stambollit, ku janë konfiskuar armë zjarri, municione dhe dokumente të dyshimta.

Zyrtarët kanë thënë se mbështetësit e IS-it kanë qenë duke planifikuar në mënyrë aktive sulme nëpër Turqi këtë javë, sidomos kundër atyre që nuk i përkasin besimit islam.

Ndërkohë, policia turke bëri me dije se po vijon puna për kapjen e 22 personave të tjerë./klan

sqShqip