Në Haraçinë janë dëgjuar krisma armësh para pak
minutash.
Sipas informacioneve fillestare që disponon portali Zyrtare.net, është qëlluar nga persona të panjohur nga dy vetura në lëvizje.
Nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.
Ekipet e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin./Zyrtare.net

