Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se blerja e sistemit raketor antitank gjerman Panzerfaust 3 përbën një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës. Sipas Kurtit, ky sistem është ndër më të avancuarit dhe më të besueshmit në përdorim nga ushtritë e vendeve të NATO-s.

Postimi nga ai:

Sistemi raketor antitank gjerman Panzerfaust 3 pjesë e arsenalit mbrojtës së FSK-së

Gjatë mandatit tonë, Ministria e Mbrojtjes, përveç të tjerash, ka realizuar edhe një blerje tjetër të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës: sistemin raketor antitank gjerman Panzerfaust 3, një nga sistemet më të avancuara dhe më të besueshme të këtij lloji, në përdorim nga ushtritë e vendeve të NATO-s.

Investimi në mbrojtje është investim për paqen, sovranitetin dhe integritetin e Republikës sonë.

sqShqip