Në Shkup 206 gjoba për shkelësit e rregullave në komunikacion
Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (07.07.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në trafik.
Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit, u shqiptuan gjithsej 206 gjoba, përfshirë 46 sanksione për ngasje më shumë se shpejtësia e lejuar, 20 shkelje të kryera nga motoçiklistë, 15 për ngasje pa patentë shoferi.
“10 sanksione u vendosën për përdorimin e telefonit celular, tetë për ngasjen nën ndikimin e alkoolit, pesë për shofer fillestar, katër për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruar, 28 sanksione për parkim të paligjshëm”.