Dje, rreth orës 15:10, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.S. (24) nga Shkupi, pasi në kryqëzimin e bulevardit “Nikolla Karev” me rrugën “Brigada maqedono-kosovare” ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili po kryente detyra zyrtare, përkatësisht rregullimin e trafikut gjatë një proteste.
Zyrtari policor është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri”, ku i janë konstatuar lëndime trupore.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim përkatës penal.

