Qeveria, në seancën e djeshme të rregullt të 138-të qeveritare, me propozim të Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin e Sistemit të Menaxhimit të Krizave, vendosi të shpallë gjendje krize në furnizimin me energji elektrike në të gjithë vendin në afat prej 7 ditësh nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, transmeton Portalb.mk.
Siç kemi informuar në ditët e mëparshme, ky vendim lind për shkak të pamundësisë së furnizimit me mazut, i cili është e nevojshme për prodhim.
Rezervat e detyrueshme të derivatit të naftës do të transferohen pa kompensim, ndërsa SHA EMV është e detyruar të paraqesë raport në Qeveri dhe Ministrinë e Financave mbi konsumin e derivatit të naftës.
Dy ditë më parë ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska tha se qytetarët mund të flenë të qetë, dhe se nuk ka krizë energjetike. Kjo vjen pasi Elektranat e Maqedonisë i kërkuan Qeverisë të shpallë krizë në tregun e energjisë elektrike.
Kriza u kërkua për t’i mundësuar Qeverisë të transferojë rezervat shtetërore të mazutir me qëllim prodhimin e energjisë elektrike dhe energjisë termike derisa të zgjidhet problemi me Greqinë. Ministrja e Energjisë tha se Maqedonia nuk do të ketë probleme me tregun e energjisë elektrike.
“Vendi ka rezerva mazuti, nuk do të ketë krizë energjetike”, ishte decide ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska, në një brifing me gazetarët, pasi u pyet se çfarë do të ndodhte pas kërkesës së SHA EMV që shteti të shpallë krizë energjetike në mënyrë që kompania të mund të përdorë rreth 11 mijë ton mazut nga rezervat shtetërore për nevojat e termocentraleve.
Kujtojmë se Komisioni Rregullator i Energjetikës miratoi vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në të gjitha blloqet e konsumatorëve. Sipas vendimit, i cili do të zbatohet nga 1 janari 2026, rritja e çmimit varion nga 2.45 deri në 3.84 përqind, varësisht nga blloku në të cilin bie konsumi. Çmimi i energjisë elektrike të lirë do të jetë gjithashtu më i lartë për 2.5 përqind.

