Dje në mbledhjen e Qeverisë, u morën dy vendime, ndërsa nga VLEN thonë se janë vendime që i japin goditje direkte kaosit dhe neglizhencës shumëvjeçare në shëndetësinë publike.

Nga VLEN thonë se nën udhëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, po vendosen standarde të reja dhe po investohet aty ku është më jetike, te jeta e qytetarëve.

“Me vendimin për 100 automjete të reja të ndihmës së shpejtë, me vlerë mbi 461 milionë denarë, sigurohet reagim më i shpejtë në urgjenca, transport më efikas të pacientëve dhe mbulim më i mirë në të gjithë vendin, si në qytete ashtu edhe në zona rurale”.
“Njëkohësisht, po zgjidhet edhe një nga problemet më të vjetra dhe më irrituese, parkimi në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Me heqjen e pengesave administrative hapet rruga për rregull, modernizim, rritje kapacitetesh dhe qasje të organizuar për pacientët dhe stafin mjekësor”.

“Koalicioni VLEN vlerëson lart vendosmërinë dhe seriozitetin e Ministrit Azir Aliu, i cili po dëshmon se shëndetësia nuk reformohet me fjalë, por me vendime të guximshme dhe punë konkrete”, thonë nga VLEN.

sqShqip