Është bllokuar puna e Këshillit të Komunës së Strugës! Edhe pse kanë kaluar afër dy muaj nga zgjedhjet lokale, në këtë komunë assesi të arrihet marrëveshje për kryetarin e Këshillit Komunal. Kryetari i Komunës Mendi Qyra fajin e adreson tek ish-kryetari Ramiz Merko, duke thënë se me qarqet e tij po e bllokon punën e Komunës. Qyra thotë se nëse kjo situatë nuk zgjidhet, do të kërkojnë zgjedhje të reja për këshilltarë.
“Këto ditë jemi dëshmitarë se si strukturat që mbajnë emblemën AKI-LSDM dhe Lista e Merko kanë bërë koalicion të fshehtë për të bllokuar institucionet Komunale, për të bllokuar zhvillimin e Komunës dhe mirëqenien e qytetarëve. Me bojkotimin e seancën në Këshillin Komunal AKI- LSDM-JA dhe Lista Merko treguan se aspak nuk ju intereson qytetari dhe projektet por vetëm interesat e tyre personale. Këshilltarët e Koalicionit anti-qytetarë nuk erdhën në Këshill për të mos përkrahur programet buxhetore ku fshihen projekte të rëndësishme për vitin 2026 me vlerë rreth 5 milion euro. Unë si kryetar i Komunës së Strugës bashkë me partitë e shumicës kemi rënë dakord që nëse opozita vazhdon metodat bllokuese në momentin që do të përmbushen kushtet ligjore do të organizojmë zgjedhje të parakohshme për këshillin Komunal”, deklaroi Mendi Qyra – kryetar i Komunës së Strugës.

