Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri, nga viti 2018 e deri në vitin 2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, dyshohet se me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, duke mos deklaruar deponime në para të gatshme të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.
Prokuroria bën të ditur se shuma e përgjithshme e mjeteve financiare të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600 euro.
Rasti është proceduar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special./dukagjini

