Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë gjetur armë, municion dhe pajisje ushtarake në dy raste të ndara në Leposaviq.

Në rastin e parë, policia bën të ditur se më 19 dhjetor, zyrtarë policorë nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH), gjatë patrullimit në fshatin Rvatska, Komuna e Leposaviqit, në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 (një) armë gjuetie, 1 (një) karabinë, 1 (një) armë të llojit AK-47, 240 (dyqind e dyzet) fishekë, 1 (një) palë dylbi.

Më pas policia njofton, se dy ditë më pas, zyrtarët policorë në objektet përcjellëse të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe 1 (një) pushkë ajrore, mekanizëm për barut, 1 (një) thikë ushtarake, 1 (një) frotroll për revole.

Ndërkaq, në rastin e dytë, policia bën ditur, se më 20 nëntor  rreth orës 06:45, Policia ka arrestuar personin R.R. (1965), pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Veacev, Komuna e Leposaviqit, janë gjetur dhe sekuestruar: 1 (një) pushkë gjuetie, 1 (një) pushkë gjysmë automatike, 1 (një) bombë dore, 2 (dy) tromblona, fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje të ndryshme ushtarake (çantë, xhaketë, thikë, etj).

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në luftimin e posedimit të armëve të zjarrit, duke vepruar në funksion të ruajtjes së rendit, paqes dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët pa dallim.

Njoftimi i plotë:

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, përkatësisht në Stacionin Policor Leposaviq, me datat 19.12.2025 dhe 20.12.2025, janë iniciuar dy (2) raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Rasti I

Me datë 19.12.2025, rreth orës 22:07, zyrtarë policorë nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH), gjatë patrullimit në fshatin Rvatska, Komuna e Leposaviqit, në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar:

1 (një) armë gjuetie,

1 (një) karabinë,

1 (një) armë të llojit AK-47,

240 (dyqind e dyzet) fishekë,

1 (një) palë dylbi.

Si rrjedhojë e procedurave hetimore, më datë 22.12.2025, zyrtarët policorë në objektet përcjellëse të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe:

1 (një) pushkë ajrore,
mekanizëm për barut,

1 (një) thikë ushtarake,

1 (një) frotroll për revole.

Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore.

Rasti II

Me datë 20.12.2025, rreth orës 06:45, Policia ka arrestuar personin R.R. (1965), pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Veacev, Komuna e Leposaviqit, janë gjetur dhe sekuestruar:

1 (një) pushkë gjuetie,

1 (një) pushkë gjysmë automatike,

1 (një) bombë dore,

2 (dy) tromblona, fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje të ndryshme ushtarake (çantë, xhaketë, thikë, etj).

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e posedimit të armëve të zjarrit, duke vepruar në funksion të ruajtjes së rendit, paqes dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët pa dallim.

sqShqip