Kongresi i fundit i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i mbajtur dje, ka shënuar ndryshime të thella në përbërjen e Kryesisë Qendrore të partisë.

Në strukturën e re drejtuese nuk figurojnë një sërë emrash të njohur dhe me peshë politike brenda BDI-së, të cilët për vite me radhë kanë qenë pjesë e udhëheqjes partiake, transmeton Zyrtare.net

Nga Kryesia Qendrore mungojnë emra si Sadulla Duraku, Talat Xhaferi, Blerim Bexheti, Fatmir Dehari, Kreshnik Bekteshi, Nazim Bushi, Resi Abdurrahmani, Shaban Memeti, Ejup Rustemi, Musa Xhaferi, Xhevat Ademi dhe Ejup Alimi, çka sinjalizon një rifreskim të theksuar të strukturave drejtuese dhe një kapitull të ri për partinë.

Ndërkohë, në Kongres u zgjodhën edhe nënkryetarët e rinj të BDI-së. Këto funksione do t’i ushtrojnë Faton Ahmeti nga Tetova, Erkan Arifi nga Dega e Likovës, Arbana Pashollu nga Dibra dhe Arta Bilalli Zendeli nga Dega e Gostivarit.

Kongresi i djeshëm ka shkaktuar një valë reagimesh brenda BDI-së./ZYRTARE.net/

sqShqip