Dy shtetas të Maqedonisë, një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare, vdiqën herët këtë mëngjes në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në autostradën Beograd-Nish, në kryqëzimin Umçari.
Aksidenti ndodhi kur një automjet pasagjerësh Seat, me targa gjermane, doli nga rruga.
Sipas informacioneve jozyrtare, shoferi ka humbur kontrollin e automjetit, ka goditur një parmak mbrojtës dhe një shenjë trafiku, pas së cilës makina ka përfunduar jashtë rrugës.
Një burrë dhe një grua kanë ndërruar jetë në vend, dhe një pasagjer i tretë është lenduar rëndë dhe dërguar në spital për trajtim.
Shërbimet e urgjencës ndërhynë në vendin e aksidentit, dhe inspektimi dhe hetimi janë duke vazhduar. Sipas mediave serbe, lodhja e shoferit përmendet si një shkak i mundshëm i tragjedisë.

