Xherdan Shaqiri gati për përballjen me Spanjën
Futbollisti Xherdan Shaqiri me shokë janë të motivuar deri në pikën e fundit kundër Spanjës, e cila zhvillohet (18.00) në stadiumin “Gazprom Arena” në Sent Petersburg. Granit Xhaka do të mungojë për shkak të kartonëve të verdhë dhe shiriti i kapitenit i besohet yllit nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
“Unë po përgatitem normalisht për ndeshjen. Fusha nuk luan një rol të madh. Jam krenar që do të mbaj shiritin e kapitenit. Do të mundohem ta ndihmoj ekipin në fushë”, tha Shaqiri, transmeton “20min”.