Maqedoni

Në 15 qytete të Maqedonisë së Veriut nuk ka raste aktive me Covid-19

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në shumë qytete të vendit ka filluar të zvogëlohet. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik në 15 qytete nuk ka raste aktive me Covid-19.

Deri më tani raste aktive me Covid-19 nuk ka në: Dojran, Pehçevë, Makedonska Kamenicë, Demir Kapi, Probishtip, Vallandovë, Bogdanci, Krushevë, Radovish, Berovë, Dellçevë, Resnjë, Gjevgjeli, Negotinë dhe Strugë.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.673, numri i pacientëve të shëruar është 149.961, numri i viktimave është 5.484, ndërsa numri i rasteve aktive është 228. /SHENJA/