Thaçi: Nga Tearca dhe Tetova fillon ringritja e PDSH-së
Në komunën e Tearcës është zyrtarizuar kandidatura për kryetar komune e Daut Eminit.
Kandidati për kryetar komune në Tearcë nga rradhët e PDSH-së Daut Emini ka theksuar se ka pranuar ofertën e kësaj partie për të qenë kandidat sepse njeh problemet e kësaj komune. Ai theksoi se e ka çelsin për zgjidhjen e problemeve në këtë komunë.
“Pjesë e platformës sime është lidhja e kontratës me qytetarët e kësaj komune sepse ky rajon ka nevojë për kanalizim dhe ujë të pijshëm dhe përvoja ime në shumë institucione në të kaluarën do të jetë vendimtare për zgjidhjen e këtyre problemeve”, theksoi Daut Emini,kandidat pë kryetar komune në Tearcë nga radhët e PDSH-së.
Kreu i kësaj partie Menduh Thaçi tha se kandidatura e Eminit është e qëlluar sepse ai njeh mirë problemet e kësaj zone.
“Për dallim nga liderët tjerë unë i njoh mirë këta zona sepse liderët tjerë asnjëherë nuk vizitojnë këta vendbanime.
Edhe pas fitores ju si kryetar i komunës do të kenë shumë punë dhe vështirësi por do keni mbështetjen time si kryetar. Kandidatura e Daut Eminit në Tearcë dhe e Sadi Bexhetit në Tetovë janë vetëm fillimi i ringritjes së PDSH-së.
Pdsh është parti autoktone,nuk nxjerr njerëz nga vende që vijnë nga jashtë dhe marrin poste,por bazën e ka në njerëzit që jetojnë këtu”, tha Thaçi.