Ish-Avokati i Shtetit Fehmi Stafa është arrestuar dhe dyshohet për marrje të paligjshme të një ryshfeti prej disa dhjetëra mijëra eurosh, mëson Plusinfo.
Fehmi Stafa është përmendur edhe në të kaluarën si një nga kandidatët e interesuar për anëtar të Këshillit Gjyqësor, në pozicionin që mbeti vakant pas skadimit të mandatit të Selim Ademit. Procedura për zgjedhjen e një anëtari të ri të Këshillit Gjyqësor po udhëhiqet nga Parlamenti, por ende nuk është finalizuar.
Fehmi Stafa ishte Prokuror i Shtetit i Republikës së Maqedonisë së Veriut nga gushti 2018 deri në vitin 2022. Avokati i Shtetit është një institucion përgjegjës për mbrojtjen ligjore të shtetit dhe interesave të tij pronësore dhe ligjore, si dhe për përfaqësimin e shtetit në gjykatë dhe procedura të tjera ligjore. Gjatë mandatit të tij, Stafa ishte i përfshirë në disa raste të ndjeshme me interes të lartë publik.

