Në fjalimin e saj emocionues gjatë protestës së organizuar në Shkup, Shqipdona Mazari, vajza e Komandant Strugës, theksoi rëndësinë historike dhe ndihmën e madhe që Ushtria Çlirimtare e Kosovës i ka dhënë popullit shqiptar.
Ajo nënvizoi se UÇK-ja nuk ishte një ushtri pushtuese, por një forcë çlirimtare që u ngrit për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.
Në fjalën e saj, Shqipdona Mazari theksoi se UÇK-ja ishte përgjigjja e një populli që kurrë nuk e pranoi zhdukjen dhe që asnjëherë nuk u pajtua me nënshtrimin, duke zgjedhur rezistencën dhe luftën për liri.

