Sot në IPSH Shtëpia e Shëndetit Kërçovë u realizua punësimi i katër mjekëve të rinj – një mjeku të përgjithshëm dhe tre mjekëve stomatologë. Drejtoresha, Dr. Jeta Qerimi, tha se këto kuadro të reja profesionale përfaqësojnë ardhmërinë e institucionit dhe shërbimeve shëndetësore në komunën tonë.

Të rinjtë që zgjedhin të punojnë dhe të kontribuojnë në institucionet publike janë një vlerë e jashtëzakonshme për komunitetin dhe një garanci për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit shëndetësor.

Ky hap forcon jo vetëm kapacitetet profesionale të Shtëpisë së Shëndetit, por edhe besimin se shëndetësia mund të rritet me njerëz të përkushtuar, vizionarë dhe të motivuar.

Personelit të ri u urojmë mirëseardhje të përzemërt dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre profesional. Me punë, përgjegjësi dhe dashuri për profesionin, së bashku ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë deklaroi drejtoresha Jeta Qerimi ne Fb.

sqShqip