MPV njofton se më 08.12.2025, në orën 15:45, në autostradën Gostivar–Tetovë, pranë stacionit të pagesës Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë arrestuan S.A. (35) nga Gostivari.
Gjatë kontrollit rrugor me radar, u konstatua se ai po drejtonte automjetin “Audi” me targa të Gostivarit me shpejtësi prej 174 km/h në zonë të banuar, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.

