Maqedoni

Koalicioni ASH-Alternativa kërkon dorëheqjen e Carovskës

Aleanca për Shqiptarët është pro digjitalizimit, por jo në mënyrën që e promovon Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Këtë qëndrim ata e shpalosën në brifingun e organizuar me gazetarë. Azir Aliu nga Departamentit për Shoqëri Informatike numëroi një sërë mangësi në procesin arsimor, që sipas tyre, pengojnë realizimin praktik të reformave të paralajmëruara.

Azir Aliu, udhëheqës i Departamentit për Shoqëri Informatike

“Kërkojmë që nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe nga Qeveria e RMV-së që transformimin digjital ta pozicionojnë në një prioritet kombëtar, me atë që do të krijohet një grup punues duke futur këtu arsimtarët, nxënësit, prindët dhe të gjitha universitetet që prodhojnë profil të arsimtarit”.

Aleanca kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit meqenëse se siç thonë nuk po bëjnë përgatitje as për mësim në distancë, por as për mësim me pjesëmarrje fizike, për fillim të vitit të ri shkollor.

Azir Aliu, udhëheqës i Departamentit për Shoqëri Informatike

“Sot jemi në mes të qershorit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk merr asnjë hap në organizimin e shkollës nga shtatori në format siç i njohim në shkollë, jo në mësim në distancë. Nga ana tjetër nuk mer asnjë hap edhe përmirësimin e infrastrukturës në distancë duke lënë në neglizhencë edhe sistemin e krijimit të arsimit por edhe krijimin e infrastrukturës”.

Ata kishin përgatitur gjithsej 15 kërkesa drejtuar ministrisë, ndërsa mes tjerash qëndron edhe kërkesa për vaksinimin dhe rivaksinimin e të gjithë arsimtarëve në nivel të shtetit.