Toshkovski: Pyetja duhet të jetë se pse Gjykata e vendosi Ramadanin në arrest shtëpiak?
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, iu përgjigj akuzave të LSDM-së për arratisjen e Blerim Ramadanit nga arresti shtëpiak.
“Në rastin e arratisjes së Blerim Ramadanit, pyetja e vërtetë do të duhej të ishte pse gjykata vendosi që në vend të paraburgimit efektiv t’i vendoset arrest shtëpiak. Unë njoh juristë të shkolluar në LSDM të cilët e kuptojnë ndarjen e pushtetit dhe e dinë se MPB dhe gjykata janë institucione të ndryshme, por është për të ardhur keq që kryesia e LSDM-së dhe sektori i tyre për marrëdhënie me publikun i injorojnë këto fakte dhe akuzojnë për të fitojnë pikë të vogla politike”, tha ndër të tjera Toshovski.