Të premten Fatmir Limani bashkohet me Lëvizjen Besa

Struktura politike e Fatmir Limanit, të premten pasdite zyrtarisht do të bashkohet me Lëvijen Besa. Burime partiake thonë se bëhet fjalë për “ngjarje të madhe politike”, sepse përveç se në Kërçovë, u në zgjedhjet e fundit ishte kandidat i pavarur, ai ka struktura që e përkrahin edhe në Shkup, Haraçinë, Manastir, Strugë dhe në komun tjera, ku pozita të forta ka pasur BDI, transmeton Zhurnal.

Për portalin mkd.mk Limani ka deklaruar se mbrëmë ka qenë në Manastir , ku ka organizuar një degë të fortë “fuzionuese”. Ai pret zgjedhje të parakohshme parlamentare në nëntor, kurse vetë ai do ta “përpunojë” njësinë e pestë zgjedhore.