May 16, 2024
Maqedoni

Ndërroi jetë haxhi Xhevat Shahini, mërgimtari shembullor nga Sllupçani: Tërë jetën ia kushtoi Zotit dhe familjes!

Ka ndërruar jetë Haxhi Xhevat nga fshati Sllupçan i Likovës, një mërgimtar shumëvjeçar në Zvicer. Ja si e kujton atë bashkëfshatari Sead Ramadani:

Haxhi Xhevati. Tërë jetën ja kushtoi Zotit dhe familjes.
Allahu e mëshiroftë.
Kur më mori në Zvicërr menjiher pas daljes në penzion, pos gjitha tjerave më kujtohet biseda e një personit atje për te.
Tha. A me haxhi Xhevatin ke ardh a? Po i thash.
Tha. Kur kemi ardhur në fillim këtu (1978. si një 24 vjeçar) Un isha i ri dhe mendoja se këtu vendi Zvicërr, xhamija nuk ka fenë tjetër kan këta dhe disi mendoja se kam dal me një botë tjetër. U vendosëm në një kamp, ishim shum aty të vendosur. Ata barakat i kishin nga dy dhoma. Haxhi xhevati doli nga dera hyrëse e barakës dhe tha me zë. Ej njerëz. Kush të don me fal namaz, çetu te baraka ime njanën odë e kam rregullu për namaz.
Tha. Kur i ndëgjova këto fjal nga Xhevati krejt bota më erdhi në mendje, aty u stabilizova.
Haxhi Xhevati ishte zbatues i urdhrave të Zotit pa periudha të shkëputura, nuk kishte dviju edhe duke qenë i ri, Zotin e njihte edhe si krijues, edhe si të vetëm që e meriton adhurimin edhe si vrojtues gjat jetës qoft edhe në vetmi.
Tërë jetën ja kushtoi Zotit dhe familjes.
Sot ishte prezent mes namazeve të sabahut në lutjet tona.
Duke thënë.
Vërtet ne gjith jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi. Po ndahemi nga Ai. (Sead Ramadani)