October 15, 2024
Maqedoni

A do të japë Ziadin Sela dorëheqje nga kryetari i ASH-së? – Kjo është përgjigja e tij

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në emisionin “Rruga Drejt”, i pyetur nëse do të japë dorëheqje pas rezultateve në zgjedhjet lokale, ka thënë se tani për tani janë ende në zgjedhje duke qenë se Dibra shkon në rrethin e dytë, dhe se në momentin që do të mblidhet kuvendi qendror i partisë, do të jetë ai vetë që do ta hap këtë temë – për kryetarin, shkruan Alsat.

Përveç të tjerash, Sela ka thënë se një politikan duhet të japë dorëheqje në momentin që ka dicka nga një pushtet dhe e humbë atë pushtet.

“Zakonisht një politikan duhet të japë dorëheqje në momentin që ka dicka nga një pushtet dhe e humbë atë pushtet. Ne po hyjmë në një kaos total si shoqëri në përgjithësi. Do të isha i lumtur që dorëheqjen time si kryetar partie ta kërkojnë strukturat e partisë. Deri tani nuk e kanë kërkuara. Jemi akoma në zgjedhje e kemi edhe Dibrën. Në Aleancën për Shqiptarët është legjitime që të kerkohet përgjegjësi nga kryetari i partisë, dhe fjala e lirë kurrë nuk është ndaluar. Në momentin që do të mblidhet kuvendi qendror do të ketë pikë të vecantë për t’u hapur tema e kryetarit, se cfarë mendojnë dhe po ashtu edhe të marrin vendim për këtë”, theksoi Sela.

Sonte në orën 22:00 do të ndiqni ekskluzivisht intervistën e plotë në Alsat në emisionin “Rruga Drejt”, paraqitjen e parë të Ziadin Selës pas zgjedhjeve lokale./ Alsat.mk