Kulturë

(VIDEO) Ministria e Kulturës nuk mbështet asnjë artist të pavarur shqiptar

Artistët e pavarur shqipëtarë akuzojnë ministrinë e Kulturës, për mospërfilljen e tyre. Sipas tyre në mënyrë brutale janë shkelur të drejtat e arstisëve shqiptarë duke i eleminuar të gjithë ata që kishin konkuruar për të fituar të drejtën për pagë shëndetësore dhe kontribute të tjera. Pleurat Gashi, njëri ndër artistët e diskriminuar tha se përveç kësaj, ministria e kulturës i ka hequr nga lista edhe artistët që e kishin fituar këtë të drejtë viteve të kaluara.

Pleurat Gashi, artist i pavarur

“Arsyeja është absurd i vërtet. Në vendim thuhet se nuk kemi sjellje, mirënjohje, plaketa, diploma për veprimtarinë tonë gjatë vitit 2020, më tregoni a funksionoi arti vitin e kaluar, apo ishim në pandemi, kjo është e çuditëshme. Për të qenë më të qartë konkursi për artistë të pavarur ishte shpallur në fillim të muajit dhjetor dhe skadonte në fund të po të njejtit muaj të vitit 2020, që nënkupton rezultatet nga ky konkurs duheshte të shpallen më 15 janar të vitit 2021 në përputhshmëri me ligjin për kulturë i cili parasheh këtë afat kohor, dhe me vonesë prej 5 muajsh ne na dërgojnë vendimet negative pa i shpallur ato në ueb sajtin oficial të Ministrisë”.

Ata gjithashtu shprehen të revoltuar sepse në komisionin për vlerësim nuk kishte asnjë shqiptarë.

Pleurat Gashi, artist i pamvarur

“Tjetër moment i rëndësishëm të përmendet është se në komisionin për vlerësime të artistave nuk ka pasur asnjë shqiptarë me të cilën është përjashtuar mundësia për vlerësim real, edhe këru ndihemi të nëpërkëmbur nga ky institucion ku na mohohet e drejta elementare që na takon”.

Ndërkaq, ata kërkuan nga Ministrja e Kulturës Irena Stefkovska që ta anulojë vendimin dhe të formojë një komision më dinjitozë që do t’i bënte vlerësimet, në të kundërtën të drejtat e tyre do t’i kërkojnë në instanca më të larta juridike.