July 27, 2024
Kulturë

Aktori Ylber Murtezi i ftuar në debatin e inicuar nga presidentja Vjosa Osmani

Aktori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Ylber Murtezi, ka marë ftesë për pjesëmarrje në prezantimin e shfaqjes teatrore “Toka e Shpirtrave të Trazuar” dhe Panelin Ndërkombëtar të Diskutimit “Roli i artisteve në ndërtimin e paqes”, që mbahen në kuadër të edicionit të parë të Forumit të Grave, Paqes dhe Sigurisë (WPS) – iniciativë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Saj Dr. Vjosa Osmani Sadriu.

“I nderuar z. Ylber Murtezi,

Kemi nderin t’iu ftojmë në prezantimin e shfaqjes teatrore “Toka e Shpirtrave të Trazuar” dhe Panelin Ndërkombëtar të Diskutimit “Roli i artisteve në ndërtimin e paqes”, që mbahen në kuadër të edicionit të parë të Forumit të Grave, Paqes dhe Sigurisë (WPS) – iniciativë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Saj Dr. Vjosa Osmani Sadriu.

Shfaqja “Toka e Shpirtrave të Trazuar”, me regji të Zana Hoxhës, do të prezantohet më 23 tetor, 2022 nga ora 20:00-21:10 në Klan Arena, Republika e Kosovës.

Paneli Ndërkombëtar i Diskutimit “Roli i artisteve në ndërtimin e paqes”, mbahet në Klan Arena, nga ora 19:00-20:00 me datë 23 tetor, 2022”, thuhet në ftesën zyrtare.